Ardian Leka, avokati i biznesmenit Edmond Bego të ndaluar për 4 ditë nga autoritetet greke ka treguar në një lidhje telefonike për mediat ka deklaruar se pas vitit 2009 emri i klientit të tij nuk ka ekzistuar në sistem
Sipas Lekës, ndalimi i Begos ka qënë një gabim i autoriteteve greke në doganë ashtu siç ndodh me çdo shtetas shqiptar që kalon kufirin.
“Edmond Bego ka dalë nga burgu dhe tani po bën tërheqjen e sendeve personale në komisariatin e policisë. Kjo situatë u krijua për efektet e gabimeve të sistemeve greke. Kjo nuk është një situatë e re. Autoritetet greke i nxjerrin shpesh herë shtetasve shqiptarë. Çdo ditë në kufi krijohen radha kilometrike për shkak të problemeve që iu nxjerrin edhe personave pa precendentë. Megjithatë situata u qartësua nga autoritetet italiane.”, deklaroi avokati”
a.ç