Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas ndarjes nga jeta të ish- deputetit, Ismet Ferizaj. Ai shkruan se Ferizaj ishte një patriot që për shumë vite u përndoq nga regjimi komunist
“Me hidhërim ndava sot lajmin e ndarjes nga jeta te z. Ismet Ferizaj. Patriot i shpërngulur nga Kosova bashke me familjen e tij, i ndjekur nga regjimi komunist, ai ju bashkua qe ne fillim Partise Demokratike, si themelues e me pas deputet ne Kuvendin e Shqiperise.
I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual. Per kontributin e tij te shquar qyetar, politik dhe intelektual, Bashkia Kavaje e ka nderuar me titullin e larte “Qytetar Nderi”.
Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!”, shkruan Basha. Ismet Ferzaj ishte deputet i PD-së në vitet 1992 deri në 1997.
ma.me