Një skenë komedie ajo që u zhvillua të shtunën më 18 gusht në Prizzi, në provincën e Palermos. Një balerinë profesioniste, Laura Evangelista, po performonte në një restorant.
Gjatë shfaqjes, disa njerëz filluan vallëzimin. Midis tyre dy burra, dukshëm të lëshuar, të cilët filluan të kërcejnë në një mënyrë “sexy” me balerinën e kolme. Papritmas, gruaja e njërit prej tyre hyri në qendër të pistës dhe e goditi bashkëshortin e saj, duke e çuar atë në vend. Një skenë që nxiti të qeshurën e vetë kërcimtares dhe gjithë publikut.
Video u publikua në “Facebook” nga balerina dhe u bë virale në pak momente.
“Unë e kam bërë këtë punë për 10 vjet, por kurrë nuk kam pasur një skenë të tillë dhe në fund nuk po bëja asgjë të gabuar, ende qesh kur mendoj për këtë. Më kanë telefonuar nga Spanja dhe madje nga Australia. Më kanë kontaktuar njerëz që nuk kisha kontakte pej vitesh, sikur të kisha fituar lotari, ndoshta ky popullaritet i papritur do të sjellë një ndryshim në karrierën time “, tha Laura. Kush e di se çfarë do të ketë ndodhur burrin “e dhunuar” nga gruaja…/a.ç