Një shtetas kanadez me kombësi iraniane akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë ndërhyrë te Policia Shqiptare për të liruar muxhahedinët e arrestuar dy javë më parë për dhunë ndaj tij.
Sipas Mustafa Muhamed, një agjente e CIA-s në Ambasadën amerikane e ka bërë këtë.
Ndërkohë, nga Ambasada amerikane nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë pretendim.
Muhamed, i cili pret që të takojë pas shumë vitesh vajzën e tij, që ndodhet në kampin e muxhahedinëve në Manzë, thotë tha se e ka çuar çështjen në gjykatë, përgatiti Tch.