Soni Malaj tashmë po bën më shumë se dy vite që është në një lidhje të qëndrueshme me biznesmenin Klevi. Madje çifti ka diskutuar edhe për bashkëjetesë. Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtarja ka zbuluar planet e të ardhmes me partnerin. Ajo ka folur edhe për vajzën e saj të vogël Anna dhe për pasionin që ka e vogla për muzikën.
“Edhe sikur të doja unë të hiqja dorë nga muzika ajo nuk më lë. Vjen në çdo provë timen, kur stërvitem me balerina. E shoh që është një potencial i ardhshëm në fushën e artit,”- tha Soni. Soni tha gjithashtu se vajza dëshiron shumë të ketë një motër ose vëlla dhe shumë shpejt mund t’ja plotësojë dëshirën.
ma.me