Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me dron, drager e radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore.
Gjatë kësaj jave, Policia bën me dije se rrugët u monitoruan me dron dhe se janë vendosur gjithsej 896 gjoba, ku në pranga kanë përfunduar 7 shoferë për shkelje të ndryshme.
Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Kontrollet janë përqendruar edhe në automjetet e transportit publik, për licencë apo pa kontroll teknik, etj.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Policia Rrugore e Elbasanit, kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrollet me Drager e Radar në të gjitha rrugët urbane e dytësore të qarkut Elbasan.
Gjatë javës që kaloi rrugët e qarkut Elbasan u monitoruan edhe me Dron , ku monitorimi do vijonë edhe në javët në vazhdim.
Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.
Gjithashtu kontrollet janë përqëndruar edhe në automjetet e transportit publik , për licencë apo pa kontroll teknik, etj.
Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur , si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë tërhequr 25 Leje Drejtimi nga këto:
• 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
• 9 për shpejtësi tej normave të lejura
• 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt
Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:
Janë vendosur gjithësej 896 masa administrative nga këto:
• 48 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
• 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•10 për parakalim të gabuar.
Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /ma.me