Kanadaja deklaroi sot se do ti japë fund sistemit të lotarisë për prindërit apo gjyshërit e huaj që aspirojnë ribashkimin me fëmijët e tyre që kanë imigruar në këtë shtet, duke iu rikthyer politikës së mëparshme kush vjen i pari, i shërbehet i pari.
Në fund të vitit 2017 Otawa ndryshoi funksionimin e ribashkimit familiar, në favor të një sistemi të përzgjedhjes me short i përshkruar nga shumë imigrantë si ”mizor”dhe ”pa zemër”.
Gjithashtu qeveria e Justin Trudeau sqaroi në atë periudhë se kjo reformë duhej ta bënte përzgjedhjen më ”transparente”.
Mirëpo, rreth 95 000 dosje të prindërve apo gjyshërve që dëshirojnë të vendosen në Kanada, përkrah fëmijëve të tyre, u regjistruan on line në fund të 2017 për një përzgjedhje me short me vetëm 10 000 vende për t’u pranuar.
a.ç