Skandalet seksuale duket se ia kanë rrënuar karrierrën atij që deri nje vit më parë ishtë në majat e saj.
Pas e larguan nga seriali House of Cards, aktori hollivudian Kevin Spacey u shfaq në filmin “Klubi i djemve miliarderë”, i cili pati premierën e tij këtë fundjave në sallat e kinemave.
Spacey ka në këtë film një rol të vogël, por lajmi është se filmi ka rezultuar një dështim i vërtetë duke parë të ardhurat e regjistruara, në vetëm 126 dollarë. Sipas disa analistëve ky është fundi i karrierës për aktorin.
Revista amerikane “Entertainment Weekly”, që publikon lajmin shkruan se bëhet fjalë për një dështim të rëndë për fituesin e çmimit Oskar.
Aktualisht Spacey nuk po punon për ndonjë projekt për shkak se dyert e sitemit janë të mbyllura për të. Duket se edhe publiku i ka kthyer krahët.
Menjëherë sapo u publikuan akuza për ngacmim sekual nga aktorë në shtetet e bashkuara dhe Britani, Netfliks ndërpreu kontratën me të duke e larguar nga House of Cards.
Edhe regjisori Ridli Skot i preu skenat e regjistruara me të në filmin “Të gjitha paratë e botës” duke e zëvendëesuar me aktorin Christopher Plummer.
/b.d