Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës.
Treni ka përplasur një pushues pranë një kalese hekurudhore.
Mësohet se burri, një pushues nga Kosova u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin, i cili po rrinte në shina, ndërsa treni afrohej.
Por ky veprim ka qenë fatal për burrin, i cili u hodh mbi shina për të shpëtuar qenin por u përplas nga treni.
Ai është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha gjendja e tij është e rëndë.
a.ç