Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka reaguar në një postim në twitter për ndarjen nga jeta të ish–sekretarit të përgjithshëm të OKB Kofi Anan.
‘Me trishtim mora lajmin për vdekjen e Kofi Annan. Ai ishte drejtues i OKB-së kur Kosova ishte nën kërcënimin e genocidit dhe ai ndihmoi për t’i dhënë fund luftës, për të nisur punën UNMIK si dhe për bisedimet finale për pavaresinë. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e OKB’ – shkruan Thaci
Kofi Anan ishte sekretar i përgjithshëm i OKB-së në periudhën e Luftës në Kosovë. Ai ka vizituar edhe kampet e refugjatëvekosovarë, të ngritura në Kukës në maj të vitit 1999. Po gjatë kësaj periudhe Kofi Anan u takua me përfaqësues të institucioneve me të larta shqiptare e serbe. Ai ishte gjithashtu një nga iniciatorët së bashku me fuqitë e mëdha për rezolutën 1244 për Kosovën, rezolutë e cila u miratua në 10 qershor të vitit 1999 pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova.
ma.me