E nominuara e Donald Trump si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, Kathleen Kavalec, pritej të zhvillonte dëgjesën në senat, por ajo nuk është paraqitur. Duke u interesuar për të mësuar arsyet e mungesës së saj Vizion Plus pyeti zëdhënësin e senatorit amerikan Bob Corker kreu i komitetit për marrëdhëniet me jashtë i cili dha këtë përgjigje:
“Vumë re se një numër i anëtarëve të komisionit po kërkojnë informacione shtesë. Ne do të rishohim në një seancë të nominuarin që do të shërbejë si ambasador në Shqipëri sa më shpejtë të jetë e mundur”.
Rreth një muaj më parë, emri i Kathleen Kavalec u nominua nga presidenti Donald Trump si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pas përfundimit të mandatit të diplomatit Donald Lu.
Por ditët e fundit mediat amerikane shkruajnë se emri i Kavalec, dikur zëvendës ndihmës sekretare e në Byronë e Çështjeve Evropiane të Departamentit të Shtetit është e përfshirë në dosjen e debatueshme të Trump për zgjedhjet presidenciale.
ma.me