Nga ora 20:00 e ditës së sotme nuk mund të kryhet më asnjë transferim në Itali pasi merkatos së verës i erdhi fundi. Kështu, megjithëse priteshin disa lëvizje të mëdha si Modric te Inter apo Milinkovic-Savic te Milan, asgjë nuk ka ndodhur. Gjithsesi skuadrat e tjera të “Seria A” nuk kanë ndenjur duarkryq.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Fiorentinës, Rikardo Saponara i është bashkuar Sampdorias, për 11 milionë euro. Interi ka lejuar talentin Pinamonti të largohet drejt Frosinones, por vetëm si huazim. 19-vjeçari bën pjesë në planet e Spaletit për sezonin e ardhshëm.
Milani ka arritur më në fund të shesë mesfushorin Vergara, që iu bashkua Kaljarit për vetëm 2 milionë euro. Juventusi ka marrë shërbimet e 20-vjeçarit të talentuar anglez, Stivi Mavididi. Ky i fundit është rregullisht titullar te Angli u-21, por te skuadra e Arsenalit, nuk luajti asnjë ndeshje.
Ndërkohë Simone Zaza, ish-sulmuesi i Velencia-s është futbollisti më i Torinos siç konfirmon edhe vetë klubi italian. Kaq për momentit ndërsa pritet të konfirmohen edhe lëvizje të tjera të minutës së fundit. Kujtojmë që merkato në dalje vijon të jetë ende e hapur.
ma.me