1629 – Lindi Jan Sobeski, mbreti polak (nga 1674-96), një hero kombëtar që luftoi me sukses kundër Suedisë, Turqisë, Tatarëve dhe Kozakëve. Ai u shpall si shpëtimtar i Evropës, kur në vitin 1683 ai liroi rrethimin turk të Vjenës, duke penguar kështu depërtimin e Turqisë në Evropën Qendrore.
1962 – Rojet e Murit të Berlinit plagosën 18-vjeçarin Peter Fechter kur u përpoq të ikte përmes Murit të Berlinit dhe e lanë të vdiste nga humbja e gjakut. Rasti u bë një simbol i tragjedisë që çoi në ngritjen e Murit ndërmjet Lindjes dhe Gjermanisë Perëndimore dhe dy roje u akuzuan në korrik 1996 për vrasjen pa paralajmërim.
1985 – Një shpërthim bombe në pjesën e krishterë të Beirut ka vrarë 60 dhe ka plagosur 100 vetë.
1987 – U vetëvra në moshën 93-vjeçare krimineli gjerman i luftës Rudolf Hess, zëvendës i Adolf Hitlerit, në një burg në Berlin në Spandau, ku ai po vuante dënimin e përjetshëm, marrë në gjyqin e Nurembergut 1946. (b.an)