• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Njohja e patentave në Greqi, si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë

by Java News
16/08/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohët e fundit dy qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë kanë miratuar një marrëveshje, sipas së cilës të dy palët njohin patentat e zakonshme të lëshuara nga të dy shtetet, pa kërkuar patentën ndërkombëtare.

Ndërkohë që për patentat greke, duke qenë se janë të një shteti të Bashkimit Evropian, nga ana e Shqipërisë nuk është kërkuar dokument tjetër, përfitimi në këtë rast vjen për qytetarët dhe emigrantët shqiptarë.

Kjo vjen si rezultat i aplikimit vitet e fundit të patentave të sigurta dhe të kontrollueshme nga ana e shtetit shqiptar, të sistemuara në një data base elektronike, ndërkohë që vite më parë ato ishin thjesht kartona, që nuk krijonin sigurinë e duhur.

Marrëveshja për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe Greqisë do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.

Një leverdi e madhe do të jetë kryesisht edhe për emigrantët që banojnë në Greqi, të cilët mund të konvertojnë në patentë greke, sipas dëshirës, patentën e tyre shqiptare, shkruan Report TV

DETAJET:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka publikuar detaje të kësaj marrëveshje, të miratuar me VKM Nr. 479, datë më 31.07.2018.

Kjo Marrëveshje është lidhur me një afat të pacaktuar kohor dhe ofron dy mundësi me leverdi jo të vogël.

Së pari, me anë të saj realizohet njohja e leje drejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit grek.

Kështu, shtetasit shqiptarë, mbajtës të lejedrejtimit Shqiptare, Modeli I (lëshuar nga data 01.07.2005) ose Modeli II (lëshuar nga data 24.01.2017), mund të drejtojnë mjete në territorin grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Grek.

Shtetasit Grekë, mbajtës të leje drejtimit Greke Modeli I (lëshuar deri më 11 janar 1987), Modeli II (lëshuar nga data 12 janar 1987 deri më 31 mars 1997), Modeli III (lëshuar nga data 01 prill 1997 deri më 30 prill 2001), Modeli IV (lëshuar nga data 02 maj 2001 deri më 18 janar 2009), Modeli V (lëshuar nga 19 janar 2009 deri më 18 janar 2013), Modeli VI (lëshuar nga 19 janar 2013), mund të drejtojnë mjete në territorin Shqiptar me Leje drejtimet Kombëtare të lëshuara nga shteti grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së leje drejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Shqiptar.

Së dyti, lind mundësia për konvertim në patentën e vendit fqinjë, shkruan Report TV

Kështu, në momentin që shtetasit Shqiptarë vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë leje drejtimin Shqiptare, në leje drejtimi Greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të leje drejtimit shqiptare, në gjuhën greke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Për konvertimin e leje drejtimit shqiptarë në leje drejtimi greke, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek. Kështu, mund të kursehen 700-1.000 euro kosto e marrjes së patentës greke/

E njejta gjë ndodh edhe për shtetasit grekë. Në momentin që shtetasit grekë vendosin rezidencën normale në territorin Shqiptar, ata mund të konvertojnë leje drejtimin grek, në leje drejtimi shqiptar, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit greke, në gjuhën shqipe, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Për konvertimin e leje drejtimit greke në leje drejtimi shqiptare, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit shqiptar.

Next Post
Humbi jetën në aksident, identifikohet shqiptari në Itali

Humbi jetën në aksident, identifikohet shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

December 20, 2025
U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In