TIRANE– Depoja e një çerdhe është përfshirë nga zjarri rreth orës 04:00 të mbrëmjes së kaluar në Tiranë si pasojë e shpërthimit të gazit nga një bombol gatimi.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe në zonën e ‘Ali Demit’ në kryeqytet dhe paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Sipas njoftimit të policisë thuhet se zjarri ka rënën në një dhomë e cila shërbente si magazinë.
“Rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.
Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”- thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç