Një person është mbytur në ujërat e lumit Mat, në vendin e quajtur “Ura e Shkopetit”.
46-vjeçari Arben Marku u hodh nga një urë provizore dhe u zhduk.
Pas disa orësh kërkime polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të tij.
“Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjetër fizike në trupin e tij”, bën me dije policia.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.