Tragjedia e ndodhur mesditën e së martës në Genova, nuk është e para që trondit Italinë. Në 5 vitet e fundit, duke nisur nga viti 2013, është e gjatë lista e incidenteve, me ura të shembura e dhjetëra viktimave të numëruara. Ndërsa skenari është i njëjtë, struktura të vjetra beton dhe fonde të pamjaftueshme për rikonstruksionin e tyre. Rasti më i fundit ura Morandi, e cila sic raportojnë mediat italiane kish nisur të shfaqte problemet e para, është e ndërtuar 51 vite më parë.
Precedentët:
6 gusht 2018 Si pasojë e shpërthimit të një autocisterne, u rrëzua ura në autostradën A1-A14. Bilanci: një i vdekur dhe 145 të plagosur.
9 mars 2017 Rrëzohet mbikalimi në auostradën A14, mes Loretos dhe Ankonas. Bilanci: shumë makina mbetën poshtë gërmadhave, 2 persona humbën jetën e dy të tjerë u plagosën
18 prill 2017 Shembet një rrugëdalje në unazën e Fasanos, provincë e Cuneos. Struktura ishte ndërtuar në vitet ’90 dhe u inaugura në 2000. Për fat, nuk u shënuan viktima pasi askush nuk po kalontë në këtë rrugë.
23 janar 2017 Një urë shembet në Kalabri. Nuk ka persona të vdekur.
28 tetor 2016 Shembet mbikalimi në Annone, provincë e Leccos. Ura u rrëzua për shkak të kalimit mbi të, të një kamioni me 108 ton celik, tej kapaciteteve mbajtëse të saj. Një 68 vjecar humbi jetën.
10 prill 2015 Për shkak të një rrëshqitjeje të shkaktuar nga moti i keq rrëzohet një kolonë mbajtëse në autostradën A19 Palermo-Catania. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.
25 dhjetor 2014 Rrëzohet ura Scorciavacche në autostradën Palermo-Agrigento. Ishte inauguruar në 23 dhjetor të po këtij viti. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në këtë incident.
7 korrik 2014 Shembet një pjesë e rrugës Petrulla, në autostradën 626 mes Ravanusas e Licatas, provincë e Agrigento. 4 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë mbetën të plagosur
18 nëntor 2013 Në Sardegna si pasojë e përmbytjeve shembët një urë në rrugën rurale, Oliena-Dorgali. Një oficer policie humbi jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.
22 tetor 2013 Për shkak të një stuhie, shembet ura në Carasco, provincë e në Ligurias, 2 persona humbën jetën.
a.ç