Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”, ka marrë edhe miratimin e qeverisë shqiptare më 31 korrik 2018 dhe sot ka hyrë në fuqi.
Noa, duke cituar burime zyrtare nga DPSHTRR, informon se kjo marrëveshje është lidhur me një afat të pacaktuar kohor dhe ofron:
I. Njohja e lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Shtetasit Shqiptarë, mbajtës të lejedrejtimit Shqiptare, Modeli I (lëshuar nga data 01.07.2005) ose Modeli II (lëshuar nga data 24.01.2017), mund të drejtojnë mjete në territorin Grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Grek.
Shtetasit Grekë, mbajtës të lejedrejtimit Greke Modeli I (lëshuar deri më 11 janar 1987), Modeli II (lëshuar nga data 12 janar 1987 deri më 31 mars 1997), Modeli III (lëshuar nga data 01 prill 1997 deri më 30 prill 2001), Modeli IV (lëshuar nga data 02 maj 2001 deri më 18 janar 2009), Modeli V (lëshuar nga 19 janar 2009 deri më 18 janar 2013), Modeli VI (lëshuar nga 19 janar 2013), mund të drejtojnë mjete në territorin Shqiptar me Lejedrejtimet Kombëtare të lëshuara nga shteti grek, brenda periudhës së vlefshmërisë së lejedrejtimit, për sa kohë nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin Shqiptar.
II. Konvertimi i lejedrejtimit ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit Grek
Në momentin që shtetasit Shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin Grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin Shqiptare, në lejedrejtimi Greke, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në Shtetin Grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit Shqiptare, në gjuhën Greke, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit Shqiptare në lejedrejtimi Greke, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit Grek.
Në momentin që shtetasit Grek vendosin rezidencën normale në territorin Shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin Greke, në lejedrejtimi Shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit Greke, në gjuhën Shqipe, pa qënë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike. Për konvertimin e lejedrejtimit Greke në lejedrejtimi Shqiptare, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit Shqiptar.
Sa më sipër, për më shumë info mbi marrëveshjen kliko linkun: Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.
Per patenta
Shptare ne greke