Grupet e emergjencave civile në Itali kanë ndalur kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e urës “Morandi” në Xhenova.
Në ditën e dytë të kërkimeve, operaconi është ndërprerë pasi inxhinierët kanë dhënë alarmin se rrezikohet shembja e pjesë tjetër të urës.
Ndërkohë, pas ngjarjes së të martës, mbi 4 mijë banorë të zonës janë evakuuar.
Nuk dihet se kur mund të rinisin kërkimet për të mbijetuarit apo trupat e pajetë që gjenden në rrënoja./a.m.