Vidhet gjatë natës një shkollë e mesme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Olsi Lasko” dhe mësohet se autorët, ende të paidentifikuar kanë hyrë në kabinetin e informatikës duke marrë disa kompjutera si dhe një pompë uji.
“Më datë 13.08.2018 , gjatë natës në lagjen Nr. 14 Durrës ne ambjentet e shkollës së mesme persona ende te pa identifikuar kanë vjedhur disa tableta dhe një pompë uji.
Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç