Policia e Fierit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi dyshohet se i ka vjedhur telefonin celular shtetases E.K, 33 vjeçe në Fier.
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi Ermand Ramaj, 21 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”
a.ç