SHKODER- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, pas një konflikti mes dy personave.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet SH.A 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për plagosjen, shtetasin Y.SH, 40 vjeç, dhe po punohet për kapjen e tij. (BW)