Shtetet e Bashkuara i kërkuan Britanisë të dielën të hiqte dorë nga mbështetja e saj për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe të bashkojë forcat me Uashingtonin për të kundërshtuar “kërcënimin global që Teherani paraqet”.
Pavarësisht kundërshtimit nga aleatët evropianë, Presidenti i SHBA-ve, Trump në maj nxori Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje midis fuqive botërore dhe Teheranit, sipas të cilës sanksionet ndërkombëtare u hoqën në këmbim për kufizimin e programit bërthamor të Iranit.
Që atëherë, Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar të mbajnë gjallë marrëveshjen, ndërsa Trump ka përgatitur sanksione të reja, duke thënë se një marrëveshje më e gjerë dhe më e balancuar është e nevojshme.
Ambasadori i SHBA-ve në Britani, Woody Johnson kritikoi Teheranin për financimin e “luftërave të ndërlikuara dhe veprimtarive malinje”, në vend që të investonte në ekonominë e saj. Ai tha se Irani duhej të bënte ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme që të silleshin si një vend normal.
“Deri atëherë, Amerika po krijon presion dhe ne duam Britaninë e Madhe nga ana jonë”, tha Johnson në gazetën Sunday Telegraph.
“Është koha për të dalë nga marrëveshja me ta në 2015-ën. Ne po i kërkojmë Britanisë të përdorë fuqinë dhe ndikimin e saj të konsiderueshëm diplomatik dhe të bashkohet me ne, ndërsa ne udhëheqim një përpjekje të përbashkët globale drejt një marrëveshje vërtet të plotë”, tha Johnson.
a.ç