Policia e Shtetit vazhdon të ushtroj kontrolle të vazhdueshme në segmentet rrugore të qarkut të Dibrës për garantimin e sigurisë në rrugë të qytetarëve.
Vëmendja e shtuar e policisë në akse rrugore kombëtare u vjen në ndihmë qytetarëve si dhe turistëve vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik.
“Jam Gerhardi, prej 2 vitesh jam pjesë e Policisë së Shtetit dhe punoj në Sektorin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Policia e Shteti ju uron një fundjavë të bukur dhe teksa udhëtoni apo drejtoni automjetin mos harroni të zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor”, shprehet një punonjës policie.
Po ashtu, Policia e Shtetit vë në dispozicion numrin e emergjencës së policisë si dhe u kërkon qytetarëve të vendosin rripin e sigurimit.
“Ju lutem përdorni gjithmonë rripin e sigurimit kur drejtoni automjetin!. Për çdo emergjencë telefono falas Policinë e Shtetit në nr 112 !”, shprehet punonjësi i policisë.
a.ç