Federata e Futbollit të Spanjës, ka njoftuar se për herë të parë në futbollin spanjollë, do të përdoret sistemi VAR.
Teknologjia në futboll e cila përdoret në Itali e Gjermani, nga top-ligat evropiane, në Spanjë do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, ndërmjet Barcelonës dhe Sevillës.
Federata spanjolle ka njoftuar se të dyja klubet janë pajtuar që finalja të luhet me VAR. Gjyqtari përgjegjës për VAR do të jetë Carlos del Cerro, me ndihmësit
Jesus Manzano dhe Angel Gonzalez, përgatiti Koha. (b.an)