Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madridi. Trajneri argjentinas ka bërë të ditur, se është i lumtur te Atletico, duke mos e përjashtuar mundësinë që një ditë, të drejtojë ndonjë skuadër tjetër.
“Do të shkoj edhe në skuadra të tjera, por tani jam i lumtur aty ku ndodhem.
Është Atletico Madridi, vendi ku kam zgjedhur të qëndroj”, deklaroi Simeone.48-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2020, përgatiti Koha. (b.an)