Është arrestuar në Maqedoni, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, degës në Gjilan, Afrim Rexhepi. Lajmin e ka bërë publik kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka thënë Haziri. Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e arrestimit të Rexhepit, pergatiti Koha. (b.an)