Lideri i Koresë së Veriut është fotografuar me një stil veshjeje ndryshe nga ai i zakonshmi, ndërsa një valë të nxehti ka përfshirë vendin.
Temperaturat në Korenë e Veriut arriten në 37.8 gradë Celcius këtë javë.
Kim vizitoi një fabrikë të rritjes dhe përpunimit të peshkut, i veshur me një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona gri.
Ai shoqërohej nga e shoqja, e cila i mbante xhaketën.
Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore KCNA e tregojnë Kim Jong Unin teksa inspekton produktet vendase, të cilat i përshkroi si “pamje spektakolare”.
Sipas një raporti të hartuar vitin e shkuar nga Kombet e Bashkuara, rreth 41% e popullsisë së vendit është e kequshqyer./a.ç