Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua sot shtetasi Fatbardh Lici ne Shkoder. Policia beri me dije se u njoftua rreth orës 07:15 se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.
DYSHIMET
Nderkohe qe nuk ka ende te dhena per autore te dyshuar, nje nga pistat e hetimit eshte ajo per nje vrajse per hakmarrje.
“News 24”, duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor ben me dije se viktima Lici dyshohet se u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë. Kujtojme se 45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje shperblyese nga burgu.
Ai ishte ne burg pasi u denua po per hakmarrje, pasi u gjet fajtor si i pershirë në dy vrasje, ate te Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.
Vrasja e 7 viteve me pare
Astrit Kurmemaj, 45 vjeç, po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të lagjes “Kiras” e prisnin atentatorët. Për policinë, e vetmja pistë mbi të cilën u hetua, ishtë ajo e gjakmarrjes, pas përfshirjes së emrit të Kurmemajt në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryen dënimin me 14 vjet burg. Në komisariat janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve mendohet se janë dhe dy autorët e krimit ndaj babait të 4 fëmijëve.
Krimi
Megjithëse ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, Astrit Kurmemaj kishte arritur të fitonte një leje 5-ditore nga drejtuesit e burgut të Shënkollit. Banori i lagjes “Kiras” kishte dalë të enjten e kaluar dhe pritej që ditën e sotme të rikthehej në qeli. Gjatë këtyre ditëve mësohet se Kurmemaj jo vetëm që ka qëndruar i kujdesshëm, por askush në qytet nuk ka pasur dijeni në lidhje me këtë fakt, derisa është mësuar se ai është vrarë. Ka qenë ora rreth 15.30, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, 45-vjeçari Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke. Viktima ka qenë duke lëvizur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishëm, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Gjatë kohës që Kurmemaj ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, pranë i është afruar një person dhe e ka qëlluar me pistoletë drejt e në kokë. Plumbi e ka rrëzuar përtokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, pa mundur të identifikohet dot nëpër rrugicat e shumta, që ndodhen në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja. Siç duket, autori i krimit ka pasur informacione të sakta në lidhje me vendndodhjen e shënjestrës së tij dhe rrugën nga do të lëvizte. Madje, autori ka qenë aq i saktë në veprime, saqë viktima nuk ka arritur ta nuhasë fare, duke u qëlluar pabesisht pas koke. /ma.me