VLORE – Një sherr me thika mes dy fqinjve mbrëmjen e sotme në një pallat në zonën e Lungomares në Vlorë.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ka shoqëruar autorin e dyshuar.
Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët pasi kanë parë sherrin mes dy fqinjëve kanë njoftuar policinë.
a.ç