Koha e keqe me stuhi rrufesh dhe erëra të fortë ka krijuar probleme në aeroportin e Malpensës në Milano, ku për pasojë është ndërprerë edhe energjia elektrike. Siç raportojnë mediat italiane, pasditen e sotme nuk ka pasur fluturime për një orë, nga ora 18:00-19:00.
Mësohet se një rrufe goditi një nga stacionet e energjisë në aeroport, duke shkaktuar kështu edhe kaosin, shkruan Corriere. Pasagjerëve u është dashur të presin, deri në rikthimin e energjisë.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur anulime të fluturimeve, por vetëm vonesa.
a.ç