Një ngjarje e shëmtuar është bërë publike këtë të enjte nga e përditshmja Kathimerini, e cila shkruan se policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar.
Arsyeja e arrestit ka qenë vjedhja që kishte kryer shqiptari tek ndihmat që janë dhënë nga shteti për të prekurit nga ferri i zjarreve që goditën muajin e kaluar periferinë e Athinës.
Në makinën e shqiptarit u gjetën disa ushqime si dhe dy pako me biskota. Policia ka nisur ta hetojë rastin, pasi beson se në grabitje është përfshirë dhe një 49 vjeçar me origjinë nga Greqia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shqiptarit.
Kujtojmë se zjarri i rënë në rrethinat e Athinës shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme./a.m.