Dy të rinj nga një fshat i Belshit kanë përfunduar në spital me plagë të thella, pas një sherri me thika. Mësohet se një 23-vjeçar ka qëlluar disa herë me thikë bashkëfshatarin e tij, i cili i është kundërpërgjigjur po ashtu, duke e qëlluar me thikë.
Për pasojë dy të rinjtë kanë përfunduar në spitalin e Elbasanit.
Njëri prej tyre, 29-vjeçari Ervin Hysa nga Kajani i bashkisë Belsh, ka marrë 6 plagë të thella, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Ndërsa autori, Përparim Pepa 23 vjeç, ka përfunduar në spital me plagë të lehta.
Policia ka arrestuar 23-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit mes tyre.
a.ç