Në kantonin e Solothurnit, një zvicerane i ka transferuar 150.000 euro një mashtruesi interneti, me te cilin u dashurua, pa e pare kurre. Rastet si këto, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Zvicerania e moshës në mesin e të pesëdhjetave, 150 mijë eurot ia transferoi personit të dyshuar që po vuante burg. Paratë ajo ia ka dërguar në pesë këste, ka njoftuar Polica Kantonale e Solothurnit
Që nga fillimi i vitit janë mashtruar nga njoftimet e personave në internet dhe me sigurimin e “dashurisë së madhe” nderkohe qe synim kane qene parate.
Mashtruesit depërtojnë përmes faqeve të njoftimeve apo shkëmbimit të kontakteve në mes të partnerëve në internet.
Pas një kohe të shkurtër, këta ithtarë të dashurisë dhe romancës do të pretendonin se në viktimën e tyre kanë gjetur “dashurinë e madhe”. Secili autor i panjohur e ka përgatitur mirë rrëfimin e tij të besueshëm, në mënyrë që të tërheq para nga viktima. Ato do të përdoreshin për të paguar faturat mjekësore të pashlyera, për ndonjë sigurim apo për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
a.ç