Një vajzë korçare është përfshirë në aksident rrugor duke u përplasur me një automjet ku gjendej një 22-vjeçar gjithashtu nga Korça por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Ngjarja ndodhi pranë bulevardit “Republika” në Korçë, kur 29-vjeçarja A.M., , duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi” me targa franceze, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues Th.F., 22 vjeç, banues në Korçë, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, thanë sot se bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 29-vjeçares.
Ndërsa materialet hetimore, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.