Policia Rrugore bashkë me Forcat “Shqiponjat” kanë ushtruar kontrolle gjatë natës në zonën e Unazës së Madhe, pas ankesave të banorëve për zhurmë të mëdha në këtë aks për shkak të shpejtësisë së mjeteve.
Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar 4 drejtues për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 6 për mosrregullim shpejtësie apo gara me shpejtësi si dhe 3 shoferë për xhama të errët.
NJOFTIMI I POLICISE
Duke marre shkase nga shqetesimet e shumta te banoreve te unazes se madhe per zhurmat e mjeteve qe tejkalojne limitet e shpejtesise duke bere gara me shpejtesi ne oret e vona te nates si dhe rrezikun potencial qe paraqesin keta drejtues mjetesh per sigurine rrugore, u organizuan sherbime te perbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtesi, perdorimi i alkoolit, xhamat e erret, posedimi i lendeve narkotike dhe sende te tjera te paligjshme.
Nga kontrollet e ushtruara deri ne keto momente jane konstatuar dhe ndeshkuar 4 drejtues mjetesh per drejtim mjetin nen efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie apo gara me shpejtesi si dhe 3 drejtues mjetesh per xhama te erret. Nderkohe 👮♀ eshte ne detyre dhe fton cdo qytetar te telefonoje te 112 per paligjshmerite dhe shqetesimet qe konstaton.
a.ç