I nxehti përvëlues do të përfshije sot Shqipërinë, duke bërë që vendi ynë të përballet me ditën më të nxehtë të kësaj vere.
Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë Celsius
Sipas meteolab temperaturat e larta do të vijojnë edhe në fundjavë, por kulmi i nxehtësisë shënohet nga e mërkura në të premten ku maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë).
Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë dhe po kështu të bëjnë kujdes me kondicionerin, si dhe të rishikojnë tek mjeku dozat e medikamenteve, sidomos të sëmurët kronikë.
Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijonb për 5 – 6 ditë ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.
Javanews/a.ç