Delegacioni i BE-së në Shqipëri vizitoi Vermoshin dhe pati një takim me banorët e tij dhe me kryebashkiakun e Malësisë së Madhe.
Banorët ndanë përvojën e jetës së tyre në Vermosh, shpjeguan shqetësimet e tyre dhe diskutuan mbi idetë dhe mundësitë e zhvillimit për të promovuar Vermoshin dhe Lëpushën.
Ambasadorja Vlahutin u tha banorëve se BE mund t’i ndihmojë komunitetet rurale që të adresojnë nevojat e tyre me qeverinë vendore dhe qendrore.
“Është e rëndësishme që të përqendroheni në nevojat tuaja kryesore dhe të keni vizionin tuaj për ta zhvilluar fshatin dhe për të përmirësuar jetën tuaj”.
Ajo i inkurajoi të shihnin mundësitë e shumta që ekzistojnë në partneritetin BE-Shqipëri për të mbështetur zhvillimin vendor
a.ç