Një 64-vjeçar shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 11:20 në rrugën ‘Virgilio Ferrari’ në Milano. Mësohet se një automjet përplasi shqiptarin që po lëvizte me biçikletë dhe më pas i hipi sipër, e fill pas ngjarjes u largua, ndërsa 64-vjeçari përfundoi pa ndjenja në rrugë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari është në koma. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
“Milano Today” raporton se 64-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në fytyrë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është kritike. Ndërkohë, policia po heton rreth identifikimin të drejtuesit të mjetit, që u largua nga vendi i aksidentit./a.ç