Partitë politike në Maqedoni kundërshtojnë mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Partia më e madhe në pushtet, LSDM-ja mbron parimin e mosndarjes së kufijve dhe atë të përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore.
“LSDM-ja përfaqëson parimin e mosndryshimit të kufijve në Ballkan. Politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt integrimit të mbarë rajonit, ndërtimit të miqësisë, zhvillimit dhe përparimit të raporteve me fqinjët.
Vetëm në këtë mënyrë rajoni mund të shkojë përpara drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit, që është në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në komentin e LDM-së.
Ndërsa BDI-ja e përjashton tërësisht një skenar të tillë.
“Kryetari Ahmeti është prononcuar disa herë në lidhje me temën e imponuar të ndryshimit të kufijve duke thënë se rajoni është në rrugë të duhur të paqes, sigurisë, stabilitetit, integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik.
Prandaj skenarët e tillë që mund të nxisin domino efekt në gjithë rajonin, nuk duhet të zënë vend në diskursin publik”, thuhet në deklaratën e BDi-së.
Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur.
“Nuk ka asnjë kuptim të bëhet tregti me tokën tonë. Shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur, përkundrazi”, thonë zyrtarë të kësaj partie./a.m.