Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Llogorasë në Vlorë.
Ngjarja fatmirësisht nuk ka sjellë të plagosur.
Nga raportimet paraprake thuhet se personat që udhëtonin me të e kanë ndierë erën e të djegurës dhe e kanë braktisur shumë shpejt automjetin.
Gjatë djegies së tij është shënuar edhe pak trafik në qarkullim në këtë aks tejet të frekuentuar gjatë sezonit veror, por makinat e tjera nuk janë penguar në lëvizjen e tyre në të dyja kahet./a.m.