Kukësi ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e tij të raundit të tretë të Europa League, por ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës në këtë kompeticion.
Nëse verilindorët do të eliminojne gjeorgjianet e Torpedos , në fazën e playoffit të Europa League, do të përballen me fituesin e sfidës Ludogorets-Zrinjski.
Përballjet mes Kukësit dhe Torpedos do të luhen në 9 dhe 16 gusht, ndërsa ndeshjet e fazës së playoffit të Europa League do të luhen në 23 dhe 30 gusht. Më herët u hodh edhe shorti i fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve ku merr pjesë Shkëndija e Tetovës.
Nëse e kalon raundin e tretë që do ta luajë ndaj Salzburgut, skuadra tetovare do të luajë me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Spartak Tërnava. Në rast eliminimi Shkëndija do të luajë në playoffin e Europa League ku e pret fituesi i sfidës Kork-Rosenborg./a.m.