Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një 5 vjeçari ka ndodhur në Lushnje.
Mësohet se i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin: •L.B, 58 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
a.ç