Policia e Shkodrës dhe e Durrësit në bashkëpunim me OSHEE prej disa ditësh vijon aksionin për ndërhyrje në matësa dhe lidhjet e paligjshme të energjisë.Të paktën 5 subjekte privatë janë proceduar në polici për ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit.
Njoftimi i OSHEE:
Durrës-Shkodër, vidhnin energji
Procedohen 5 subjekte private
OSHEE vijon kontrollet për zbatimin e ligjit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku ne fokus nuk janë vetëm debitorët, por edhe abonentët qe dyshohen për vjedhje të energjisë.
Nga kontrollet e fundit, janë zbuluar 5 raste te vjedhjes ne menyre flagrante te energjise elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj.
Referuar kontratave, abonentet jane:
Arian F.
Kudret G.
Martin H.
Sherife B.
Sanije H.
Dy prej tyre jane shpallur ne kerkim ne çastin e konstatimit te vedhjes se energjise elektrike, ne prani te oficereve te Policise se Shtetit dhe te Hetimit. Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matesit, furnizim me energji elektrike pa patur kontrate me OSHEE si dhe rilidhje te paligjshme te energjise per nderprejes si debitore.
Rastet me dokumentacionin perkates i jane percjelle organeve komptente.
Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u ben thirrje te gjitheve te bashkëpunojne duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonenteve dhe punonjesve, kushdoqoftë ai/ajo permes numrit call center 04 227 4141, postes elektronike an********@os***.aldhe ku**************@os***.al, permes aplikacionit OSHEE Mobile (ku mund te dergoni foto/video), si dhe permes kanalit te dedikuar ne faqen zyrtare ww.oshee.al.
a.ç