Politika shqiptare flet njëzëri mbi atë çka po ndodh në Kumanovë, ku policia maqedonase po bastis lagjet me shqiptarë.
Pas ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikë së Shqipërisë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Musfata.
Mustafa është shprehur i shqetësuar dhe ka theksuar se interesi i përgjithshëm është stabiliteti dhe jo dhuna.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.”, shprehet kryeministri Mustafa