Dihet tashmë prej kohësh që shumë personazhe publikë shqiptarë e sidomos nga fusha e politikës kanë blerë vila në bregdetin e Gjirit të Lalzit për të kaluar pushimet e tyre. Është një zonë e qetë, larg Tiranës por gjithashtu edhe mjaft e shtrenjtë. Nëse dikush nga ju do të dëshironte të bëhej pjesë e lagjes së VIP-ave në këtë bregdet duhet të paguajë një tarifë prej 5 milion eurosh.
Foto që shihni i përkasin pikërisht një vile luksoze dy katëshe me sipërfaqe 600 m2 e cila ndodhet në vijën e parë të plazhit, madje edhe me plazh privat. Çmimi i saj, sipas njoftimit të agjencive imobilare është plot pesë milionë euro. Krahas parametrave bashkëkohorë me 5 dhoma gjumi luksoze, 6 banjo dhe një kuzhinë luksoze, ka edhe një specifikë tjetër. Ajo ndodhet vetëm pak metra larg fqinjëve VIP si presidenti i Republikës Ilir Meta, moderatorit Ardit Gjebrea si dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
ma.me