Fund tragjik per nje 29-vjeçare shqiptare, nene e dy femijeve. Ngjarja ka ndodhur ne spitalin italian, ku zemra e Floriana Skendaj, 29 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve, ka ndaluar rrahjen, dy ditë pas operacionit të tretë qe kreu ne Spitalin Maggiore të Parmës.
Ajo u transferua urgjent pas dy ndërhyrjeve të para kryer në Fidenza. Më 29 qershor Floriana shkoi në spitalin e Vaio-s pas një inflamacioni të murit të legenit: që nga ai moment nuk doli me nga spitali, dhe aty gjeti edhe vdekjen.
Burri i saj, Adriano Ricchitelli paraqitur nga dy avokate i eshte drejtuar me një ankesë Prokurorit të Republikës së Parmas për të konstatuar ndonjë përgjegjësi te mjekeve.
Ndërkohë, policia ka sekueastruar kartelen e gruas dhe ka nisur hetimet, duke pritur te dheneat e autopsise. Shkaku i vdekjes eshte ende i pashpjegueshem. Gruaja jetonte me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë në Fontevivo, përgatiti Panorama.