Humbi jetën, për të shpëtuar atë të dy fëmijëve të saj. Në videon më poshtë gjeni pamjet dramatike të cilat vijnë nga Kina, ku një grua përdori forcat e fundit që i kishin mbetur për të shpëtuar fëmijët e saj, 9 dhe 3 vjeç.
Ajo u hodh nga dritarja e apartamentit të tyre, i cili u rrethua nga flakët.
Kalimtarë të rastit panë gjithë skenën e ndodhur në provincën e Jiangsu, duke shpëtuar fëmijët të cilët i pritën me batanije, në mënyrë që të mos përplaseshin.
Menjëherë pas kësaj nëna kurajoze u hodh në zbrazëti, por kalimtarët e rastit nuk mundën të ndërhyjnë në kohë që ti shpëtojnë jetën, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejtë.
Skena tronditëse u shënua këtë të enjte, ndërkohë që pamjet po bëjnë xhiron e botës./a.m.