Një peshkaqen 3 metra i gjatë tmerroi turistët në një plazh të Majorkës në Spanjë, duke shkaktuar evakuimin e tyre, teksa peshku gjigant lëvizte pranë bregut.
Peshkaqeni i kaltër u shfaq në plazhin me rërë të Cala Domingo të enjten dhe ajo që pasoi ishte panik mes pushuesve që u larguan me shpejtësi nga deti. I gjithë plazhi u mbyll për arsye sigurie.
Një veterinere konfirmoi për britaniken “The Telegraph” se peshkaqeni ishte nxjerrë nga uji dhe më pas ishte vrarë më qetësues, pasi ndodhej në gjendje të rënduar.
“Po qëndronte rreth 15 metra larg bregut dhe rreth 1.5 metra mbi ujë, nuk lëvizte dhe mezi merrte frymë, ndaj u mor vendimi që ta nxirrnim peshkun nga gjendja ku ndodhej”.
Sipas ekspertëve që kryen autopsinë e grabitqarit, ai ishte pickuar nga një mantra (peshk helmues), që i kishte shkaktuar ndërprerje të frymëmarrjes dhe gjendje çorientimi.
a.ç