Edhe policia rrugore në Fier ka marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik, si për disiplinimin e trafikut në qytet dhe në të gjitha akset rrugore problematike.
Shefi i qarkullimit rrugor ne Fier Agron Mema thotë se Fier – Levan mbetet edhe aksi më problematik për shkak të fluksit të lartë të pushuesve që i drejtohen bregdetit të Vlorës si dhe aksit Levan – Tepelenë.
Policia i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin përdorimin e celularëve në automjet pasi mund të bëhen shkak për aksidente. Gjithashtu, policia rrugore në Fier kërkon mirëkuptim të drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të jenë të duruar në trafik për të mos krijuar probleme në parakalime.
a.ç